Të paktën 16 persona janë lënduar gjatë stërvitjeve të zhvilluara në një qendër stërvitore në Irvine, të cilën e shfrytëzon FBI-ja.
Bëhet fjalë për një shpërthim që ka ndodhur në qendrën stërvitore Jerry Crowe të FBI-së, në qarkun Orange të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.
Zyra e sherifit të qarkut Orange ka konfirmuar lëndimin e 16 personave që janë anëtarë të SWAT-it, njësi elitare e policisë amerikane, që ishte duke marrë pjesë në stërvitje në këtë qendër.
“Gjatë stërvitjes, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë janë lënduar 16 anëtarë të SWAT-it”, ka njoftuar rreshteri Frank Gonzalez nga zyra e sherifit në Orange.
15 prej tyre janë dërguar me autoambulanca në spitalet më të afërta, kurse një tjetër arriti që vetë të shkojë në spital. /Telegrafi/