Në bazën ushtarake në pjesën qendrore të Irakut janë regjistruar disa shpërthime ku kanë mbetur të plagosur disa persona dhe një ka vdekur.
Siç raportohet, të paktën pesë shpërthime u regjistruan në bazën që i përket forcave afër Iranit.
“Ish grupi paraushtarak pro-iranian Hashed-al Shaabi, i cili tani është integruar në ushtrinë e rregullt, është i vendosur në këtë bazë”, raporton theuardian.
Sipas njoftimeve paraprake nga zyrtarët irakianë, një person ka mbetur i vrarë nga sulmi, ndërsa tetë janë plagosur, transmeton Telegrafi.
IRAQ: Massive explosion in Kalsu military camp in Babil, strikes targeted pro-Iran PMF. At least one killed, Israel suspected pic.twitter.com/BhSK2HT7tA
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) April 19, 2024
“Sulmi shkaktoi dëme materiale si dhe viktima. Janë dëmtuar automjete, pajisje dhe armë”, njoftoi baza.
Për momentin nuk dihet se kush e ka kryer sulmin ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar menjëherë pas shpërthimeve se nuk kanë marrë pjesë në sulm.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kryen sulme ajrore në Irak. Raportet se ushtria amerikane kreu një sulm nuk janë të vërteta”, thanë ata.
Edhe pse sulmi i atribuohet Izraelit, zyrtarë nga Tel Avivi po ashtu kanë deklaruar se ushtria e këtij vendi nuk ka kryer sulme në territorin irakian. /Telegrafi/
استمرار وصول العجلات التي تحمل عدد من الجرحى الذين اصيبوا جراء الهجوم الجوي على قاعدة كالسو في بابل. pic.twitter.com/dFSFyc7kAf
— شاهو القرةداغي (@shahokurdy) April 19, 2024