Një nëpunës i ambasadës së Ukrainës në Madrid të Spanjës, është lënduar në atë që duket të jetë bombë e vendosur në një letër, ka njoftuar policia spanjolle, raporton Sky News.
Punonjësi i ambasadës ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, transmeton Telegrafi.
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, dhe njësitë specializuara për mjete shpërthyese po analizojnë vendin ku ka ndodhur shpërthimi.
Deri më tani autoritetet e sigurisë, nuk kanë dhënë detaje për këtë shpërthim në ambasadën ukrainase në Spanjë.
Gjithashtu nuk dihet nëse ka të dyshuar apo edhe motivet e këtij shpërthimi. /Telegrafi/
🔴 Se ha registrado la explosión de un artefacto en la embajada de Ucrania en Madrid.
Un empleado ha resultado herido leve cuando manipulaba un sobre.
⭕ En DIRECTO en el #Canal24Horas
🔸 https://t.co/0Ix6dDasm5 pic.twitter.com/BkBqaww09F
— RTVE Noticias (@rtvenoticias) November 30, 2022