Ky është momenti kur marina britanike përmes një shpërthimi të kontrolluar shkatërron një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, e cila u cila u gjet nga peshkatarët në Kent.
Pushuesit e hutuar përgjatë plazhit shikuan nga distanca kur hidhet në erë bombë që gjendej në ujë, transmeton Telegrafi.
Kjo bombë datonte nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ishte zbuluar nga peshkatarët që njoftuan menjëherë autoritetet e sigurisë.
“Ishte shumë e madhe, e rëndë, cilindrike dhe dukej sikur kishte një helikë në fund”, tha njëri nga peshkatarët që e gjeti.
Zëdhënësi i policisë britanike ka njoftuar se ishin informuar për një mjet shpërthyes, që ishte gjetur nga peshkatarët në brigjet e Herne. /Telegrafi/