Një shpërthim është dëgjuar sot në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, konkretisht në vend punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.
Ai ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/