Site icon Telegrafi

Shpërthen bombola e gazit në një resort në Velipojë, ka edhe të lënduar (Video)

Një bombol gazi ka shpërthyer në restorantin e një resorti turistik në plazhin e Velipojës mëngjesin e kësaj të premte, duke shkaktuar përfshirjen nga flakët.

Siç raportojnë mediat shqiptare, tre persona janë dërguar në spital me probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë nga tymi.

Gjithashtu thuhet se dyshohet edhe për persona të tjerë të lënduar pasi restoranti ka pasur klientë në ato momente, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në gjumë në dhomat e hotelit.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka nisur zjarri. /Telegrafi/

Exit mobile version