Në fshatin Mateç të Kumanovës, në një vikend shtëpizë ka shpërthyer bombolë e gazit.
Në të kanë qenë duke qëndruar disa të rinj, të moshës 30-40 vjeçare.
Siç mëson TV21 nga udhëheqësia e Spitalit të Kumanocvës, 6 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. 3 në repartin intenziv të Kirurgjisë Plastike, dhe 3 në repartin Kirurgji të Spitalit të Qytetit.
Ka folur edhe zv.ministri Ilir Hasani i cili ka thënë se gjendja e të lënduarve është stabile. “Sipas informacioneve që i kam, për momentin, gjendja është stabile e të gjithë të lënduarve”, tha Hasani. /TV21