Irani ka sulmuar Izraelin me raketa, ka njoftuar ushtria izraelite.
Raportet thanë se sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Jerusalem.
The Israeli Defence Forces (IDF) say missiles have been launched from Iran into Israel.https://t.co/dbbaci2jmM
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/O36uAI4z41
— Sky News (@SkyNews) October 1, 2024
Më herët, SHBA-ja paralajmëroi se Irani po përgatitej për të nisur sulmin dhe më pas izraelitëve iu tha të “qëndronin afër një hapësire të mbrojtur”, shkruan skynews.
Një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë tha se SHBA-ja po ndihmonte Izraelin të mbrohej dhe paralajmëroi se një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit do të kishte “pasoja të rënda” për Iranin.
CONFIRMED: The IDF said ballistic missiles have been launched at Israel from Iran.
Sirens are all over the country. We are in our bunker.
I have never seen it like this. pic.twitter.com/goge7ALkZZ
— James Spiro (@JamesSpiro) October 1, 2024
Paralajmërimi erdhi pasi ushtria izraelite tha se parashutistët dhe komandot e saj ishin të angazhuar në luftime me militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, pasi filluan “bastisje të kufizuara, të lokalizuara dhe të synuara” kundër grupit të armatosur në Liban.
Irani lëshoi më parë një breshëri me dron dhe raketa kundër Izraelit në prill, por shumica e predhave nuk arritën objektivat e tyre. /Telegrafi/