Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri“, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar kontratat me studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2020/21.
Në këtë vit përfitues janë 132 studentë të nivelit baçelor, 8 studentë nivelit master, dy studentë të studimeve të doktoratës, 71 nxënës të shkollave të mesme dhe mbi 700 përfitues për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimeve, që në total për të gjitha kategoritë përfshihen mbi 800 nxënës dhe studentë.
Ndërsa çmimi “Adem Preniqi“, për studenten më të dalluar, këtë viti akademik, është përzgjedhur Ermira Hodaj.
Gashi, të gjithë përfituesve iu uroi suksese në rrugëtimin e tyre të dijes.
“Jemi të përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira dhe ngritjen e cilësisë në arsim, sepse duke investuar në arsim, Ne, drejtpërdrejtë investojmë në të ardhmen tonë“, tha ai.
“Punoni pandalshëm dhe besoni në ëndërrta tuaja, ju siguroj se gjithmonë e kurdo herë, si kryetar komune dhe institucion komunal do jemi përkrah secilit që të realizojmë synimet dhe aspiratat e përbashkëta”, tha Gashi.