Telegrafi

Shpërbëhet Guild Eagles, largohen nga organizata Guild – edhe rigoN njofton largimin nga ekipi

Ekipi shqiptar i CS:GO i njohur më parë si Bad News Eagles ka ndarë rrugët me organizatën Guild, duke bërë që ekipi Guild Eagles të shpërbehet. Pas ndarjes nga Guild, edhe lojtari Rigon ‘rigoN’ Gashi ka njoftuar largimin nga ekipi.  

Lojtarët shqiptar të CS:GO nuk do të jenë më pjesë e organizatës Guild, pasi tashmë kanë ndarë rrugët. Është vet organizata britanike e cila ka njoftuar ndarjen me ekipit Guild Eagles.

“Nga sot Guild Eagles dhe Guild Esports kanë rënë dakord reciprokisht të ndahen”.

Lexo po ashtu Pas rigoN, edhe juanflatroo konfirmon largimin nga ekipi

“I jemi mirënjohës skuadrës për punën e tyre të palodhur në fanellën e Guild dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Guild në “X”.

 

Vetëm disa minuta pas lajmërimit të ndarjes së BNE me Guild, lojtari me emrin rigoN ka njoftuar largimin nga ekipi shqiptar.

“Nuk është e lehtë për mua të shkruaj këto fjalë, por pas shumë mendimeve vendosa të filloj të kërkoj një ekip të ri”, ka thënë ndër tjerash rigoN.

Ai ka falënderuar bashkëlojtarët e deritashëm sinnopsyy, juanflatrooo, gxxcs2 dhe SENER1CSGO. /Telegrafi/