Një burrë nga Britania e Madhe kishte shpenzuar 11 mijë funte që kompania që merret me rregullimin e kopshteve t’ia transformojë oborrin, por që në fakt ia lanë të dukej sikur kishte shpërthyer ndonjë bombë.
Richard Newton fajëson punëkryesin për joprofesionalizëm dhe punë të pakryera, transmeton Telegrafi.
55-vjeçari kishte angazhuar një kompani për rregullimin e kopshteve, por që punimet nuk i dolën siç kishte menduar.
Newton dhe gruaja e tij në Ikeston i Derbyshire kanë shpërndarë fotografitë e kopshtit të tyre – që tani duket sikur atje është gjuajtur ndonjë bombë.
Dyshja kishin paguar 11 mijë funte me qëllim që ta transformojnë kopshtin, por që në fakt lëre që nuk u kryen punimet, por edhe veglat e punës së punëkryesit kanë mbetur atje. /Telegrafi/