Shpat Kasapi duket se ende nuk e ka tejkaluar ndarjen nga Afërdita Dreshajn.
Edhe pse vjet pas ndarjes prej saj, Shpat Kasapi vazhdon që të thumbojë këngëtaren për ndarjen e tyre.
Afërdita është ajo që bëri publike fejesën me hokeistin çek, Jakub Kindl, kurse Shpatit duket se nuk i ka pëlqyer fare kjo.
Ishte Ermal Mamaqi ai që postoi një foto paralajmëruese të emisionit me Xhesika Berberin, shoqen e ngushtë të Afërditës. Ermali u kërkoi të gjithëve që të bëjnë pyetje për modelen ku ishte përfshirë edhe Shpati.
“Ermal, bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi. A ishte lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë, Afërdita Dreshaj dhe amendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, potencoi Ermali në pyetjen e drejtuar publikisht.
Shpati kështu ka tërhequr vëmendjen e fansave, shumë prej të cilëve edhe e kanë përkrahur.
Këngëtari shqiptar ka kohë që s’ka publikuar ndonjë projekt të ri, teksa gjithnjë zë vend në media për jetën private.
/Telegrafi/