Tashmë është shpallur konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në Zveçan, kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.
Kryetari ka njoftuar se këto bursa ndahen në shumë mujore prej 50 euro, e në total 350 euro për një vit mësimor. Pagesa e bursave do të bëhet gjatë vitit mësimor, përmes xhirollogarive, shkruan Telegrafi.
Bëhet e ditur se 10 bursa do t’u ipen nxënësve nga komuniteti që jeton në Komunën e Zveçanit.
Disa kritere që nxënësit duhet t’i plotësojnë në mënyrë që të i’u realizohet e drejta për bursë janë që ata duhet të kenë vendbanim të përhershëm në Komunën e Zveçanit, përfitues të bursave mund të jenë vetëm nxënësit e rregullt, nxënësit duhet të dëshmojnë gjendjen ekonomike dhe sociale të familjes e të tjerë. /Telegrafi/
Detajet tjera mund t’i gjeni më poshtë: