Site icon Telegrafi

Shoku po ndryshon – Telegrafi po sjell përjetimin e ri mediatik

Ai njihet si shoku i juaj i ngushtë, tash e një kohë të gjatë. Siç rëndom bëjnë shokët e ngushtë, ata transformohen dhe shndërrohen në versione më të mira duke u bërë shokë të pandashëm në rrugëtime të suksesit.

Telegrafi po kompleton transformimin e guximshëm teknologjik, në një ndryshim që konsiston nga brendi i ri ashtu si një version i ri i paraqitjes vizuale të WEB – portalit dhe aplikacionit mobil.

WEB – Portali po vjen me dizajn modern me ngjyra të gjalla e të forta ku me anë të teknonlogjisë së avancuar sigurohet shpejtësi më e lartë në shfletimin e përmbajtjes së shkruar, kurse prioritet i ri i jipet përmbajtjes grafike duke iu përshtatur preferencave të të gjithëve. Telegrafi është shoku i të gjitha moshave, pa dallim!

E me pamje të re e shumë risi do të karakterizohet edhe aplikacioni në iOS dhe Android, që prej shumë kohësh është bërë pjesë e pandashme e juaja për informim në kohë reale.

Telegrafi do të vazhdojë të jetë shoku i besueshëm i informimit, duke mos bërë kompromis për të vërtetën, duke sjellë gjithmonë informatën e saktë në kohë reale. Por, tash, me më shumë teknologji, më shumë shpejtësi dhe me kredibilitet të pakontestueshëm, në kuadër të Transformimit të Redaksisë së Lajmeve.

Shoku i vërtetë, nuk i harron shokët e ditëve të para.

Telegrafi ka menduar për nostalgjikët e ditëve të para, ku në kuadër të produkteve të reja do të rikthejë Lojërat, Horoskopin dhe Motin.

Telegrafi Brand Studio është shoku i reklamave i kompanive më të mëdha në vend e më gjerë.

Me dizajnin e ri, Telegrafi po sjell më shumë hapësirë reklamuese, më shumë teknologji dhe më shumë efikasitet – duke përdorur inovacionin për të rritur efikasitetin e kampanjave reklamuese.

 

Ju don shoku, shihemi me t’29-tin…

Shoku po ndryshon…

Për më shumë…

 

Exit mobile version