Site icon Telegrafi

“I shoh kokë më kokë” – Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Modelja Françeska Murati u eleminua mbrëmë (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit për të fituar çmimin e madh.

Pas daljes nga shtëpia, modelja në studio u intervistua nga moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Françeska tha se është shumë e lumtur që ka arritur të kapë gjysmëfinalen, duke treguar se ky ishte qëllimi i saj.

Pjesë nga intervista:

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. Ju falenderoj që na keni ndenjur sipër kokës.

Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.

Ledioni: Pra që të kuptojmë, Françeska është kjo e katër ditëve të fundit?

Fran֛eska: Po.

Ledioni: Ajo pjesa tjetër ekziston, por që del në rrethana. Në trysni e sipër.

Françeska: Ajo është Françeska që ka qenë në lojë. Në situatën që u përballa, në situatën që ishte aktuale në shtëpi, pra ose do të përshtateshe ose do dilje.

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Françeska: Unë personalisht shoh kokë më kokë Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda. /Telegrafi/

Exit mobile version