Telegrafi

Shkurtohet distanca Tiranë-Shkup për 100 kilometra

Kryeministri Berisha i bëri të ditur presidentit Ivanov se në 18 muaj, Qeveria shqiptare do të përfundojë segmentin Tiranë-Elbasan, pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, që lidh Tiranën dhe Shkupin, i cili do ta shkurtojë distancën mes dy kryeqyteteve me rreth 100 km.
Ndër të tjera, gjatë këtij takimi u ripohua interesi i përbashkët i të dyja vendeve për promovimin e infrastrukturave të rëndësishme energjetike, të cilat do të bëjnë të mundur furnizimin e rajonit dhe qytetarëve të këtyre vendeve, me burime të rëndësishme energjetike, si ato të gazit natyror. /Telegrafi/