Site icon Telegrafi

Shkup, sot shënohet 76 vjetori i deportimit të hebrenjve të Maqedonisë

Me disa aktivitete sot në Shkup do të shënohet 76 vjetori i deportimit të hebrenjëve të Maqedonisë, në organizim të Komunitetit hebraik dhe Fondit të holokaustit.

Në Teatrin popullor të Maqedonisë do të mbahet solemnitet përkujtues në të cilin janë paralajmëruar fjalime të kryeministrit Zoran Zaev, kryetares së Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq, Rabin Endrju Bejker, drejtorit për marrëdhënie ndërkombëtare në Komitetin hebraik amerikan, Robert Singer, nënkryetarit dhe drejtorit ekzekutiv kryesor në Kongresin botëror hebraik dhe Zeev Elkin ministër për Jerusalemin dhe për mbrojtje dhe mjedisit jetësor të Izraelit.

Në aktivitetet përkujtimore në qendrën memoriale të holokaustit do të hapet ekspozita e përhershme.

Paraprakisht, do të vendosen lule përmendores së 7.144 hebraikë të deportuar maqedonas, tek Monopoli i mëparshëm i Shkupit, ku do të ketë fjalim të kryetarit të Asociacionit ndërkombëtar për kujtim të holokaustit, ambasadorit Zhorzh Santer dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Lule do të vendoset edhe para përmendores së luftëtarëve të rënë në LNÇ në Varrezat e qytetit në Butel.

Aktivitetet do të rrumbullaksohen me kocert përkujtimor në Qendrën memoriale të holokaustit, me fjalim të Romano Nikoliq dhe të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.

Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj.

Më 11 mars ishin mbledhur në vagon për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike./Telegrafi/

Exit mobile version