Site icon Telegrafi

Shkup: Paraburgim për 40 vjeçarin, pasi 4 të miturve u dha alkool dhe medikamente

Gjykata i caktoi paraburgim  tridhjet ditor  40 vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për ngjarjen me katër  të miturit që u gjetën në shtëpinë e tij pa ndjenja, ta alkoolizuar dhe nën ndikimin e substancave psikotrope.
I dyshuari ishte paraqitur në polici në cilësinë e të dëmtuarit me arsyetimin se është sulmuar fizikisht nga një minoren në shtëpinë e tij. Prokuroria Publike ka nisur hetimin ndaj tij mbi bazën e dyshimeve për veprat penale “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”, “prodhim dhe tregëti me mjete të dëmshme kuruese” dhe “ekspozim në rrezik”.
“Bashkërisht me fëmijët kanë konsumuar alkool dhe në mbrëmje u ka ofruar medikamente “tergatol 200 mg”, “zapira 10 mg” dhe “dijazepam 5 mg” të cilat i kanë përdorur për tu pavarësuar nga alkooli,  por që ua ka ofruar personave të mitur që t’i marrin për t’u argëtuar. Të nesërmen i dyshuari kur është zgjuar, në dhomën ditore i ka parë fëmijët të cilët janë qenë të shtrirë, në gjendje të rëndë shëndetësore të cilën ua ka krijuar ai, por pavarësisht kësaj nuk iu ka ofruar ndihmë”, thonë nga Prokuroria Publike.
Çibishev: Gjendja e të miturve është stabile  
Ndërkohë parametrat klinike dhe laboratorike të katër të miturve janë stabile, bën të ditur Drejtori i Toksikologjisë Andon Çibishev. Siç shton ai pas vizitës së mëngjesit të hënën do të vendoset se a do të lëshohen në shtëpi.
40 vjeçari i dyshuar akuzohet për krime të rënda kundër shëndetit të njeriut, sipas nenit 217 paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe për veprën  penale, ekspozimi në rrezik nga neni 134 paragrafi 1 i Kodit Penal, sipas të cilëve rrezikon të paktën 16 vjet burgim.
Exit mobile version