Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 48 tjerë janë lënduar, kur erdhi deri të shtypja e masës gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani në Kerman të Iranit, të vrarë në sulmin ajror të kryer nga ushtria amerikanë në perëndim të Irakut.
Televizioni publik i Iranit raporton se ekipet emergjente kanë njoftuar se ka të vdekur dhe të lënduar në turmë. Ndërkaq incidenti ndodhi në qytetin e vendlindjes së gjeneralit iranian, transmeton Telegrafi.
Për shkak të vrasjes së Soleimanit, Irani ka kërcënuar SHBA-të me hakmarrje, kurse shumica e iranianëve e konsiderojnë gjeneralin e vdekur si hero kombëtar.
Televizioni iranian ka cituar shefin e shërbimit emergjent të Iranit, Pirhusein Kulivanda, që ka konfirmuar se në incident ka pasur të lënduar dhe vdekur duke mos dhënë detaje për viktimat.
Funerali i gjeneralit iranian kishte mbërritur të nesërmen në qytetin e vendlindjes në juglindje të Iranit, ku edhe është varrosur. E në ceremoni raportohet se kanë marrë pjesë afro një milion qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha qytetet e vendit. /Telegrafi/