Sapo kemi parë disa gjysmëfinale jashtëzakonisht të shpejta në 100 metra për meshkuj, dhe historia tashmë është shkruar.
Të tetë vrapuesit për finalen e meshkujve arritën në garë me kohë nën 10 sekonda.
Si rezultat, është hera e parë në historinë olimpike që një 100 metra nën 10 sekonda nuk garanton një vend në finale, shkruan World Athletics.
Andre De Grasse (Kanadë), Benjamin Richardson (Afrikë e Jugut), Abdul Hakim Sani Brown (Japoni) dhe Louie Hinchcliffe (Britania e Madhe) nuk arritën në finale, pavarësisht se vrapuan nën 10 sekonda në gjysmëfinale.
Lideri botëror Kishane Thompson u kualifikua si më i shpejti me 9.80 sekonda, me bashkatdhetarin e tij Oblique Seville me vetëm 0.01 sekonda pas tij.
Këtu është një listë e finalistëve të 100 metrave për meshkuj që do të garojnë së shpejti:
Kenneth Bednarek (SHBA)
Fred Kerley (SHBA)
Kishane Thompson (XHAM)
Akani Simbine (AJ)
Oblique Seville (XHAM)
Noah Lyles (SHBA)
Letsile Tebogo (BOT)
Lamont Marcell Jacobs (ITA)
/Telegrafi/