Barcelona ka shpallur listën e lojtarëve që do të jenë pjesën e skuadrës për përballjen e së dielës me Atletico Madridin në xhiron e 30-të të La Ligës spanjolle dhe në të është 15-vjeçari Lamine Yamal, i cili do të bëhet kështu lojtari më i ri në histori.
Ky futbollist do të jetë 15 vjeç, nëntë muaj e dhjetë ditë në ndeshjen me Atleticon dhe është një lojtar që konsiderohet si talenti më i madh i shkollës së famshme të Barcelonës, La Masia.
Në shtator të vitit të kaluar, Xavi e ftoi këtë lojtar për herë të parë të stërvitej me ekipin e parë dhe deri më tani ka luajtur për ekipin e të rinjve U-19 të Barcelonës dhe në 28 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar po aq asistime.
𝐂𝐎𝐍𝐕𝐎𝐂𝐀𝐓𝐎𝐑𝐈𝐀#BarçaAtleti 🌹 pic.twitter.com/rdL6GTTYxo
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 22, 2023
“Të gjithë ata që janë në listë kanë një shans për të luajtur. Lamine Yamal mund të na ndihmojë, dhe megjithëse është shumë i ri, ai është një talent i madh dhe ka një personalitet dhe besim të fortë. Ne kemi një lojtar që mund të shënojë një epokë të tërë klubi dhe ne nuk kemi frikë ta ftonim atë”, ka thënë Xavi para ndeshjes.
Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen që në moshën 12-vjeçare. Ai ka lindur më 13 korrik 2007 dhe është me origjinë nga Maroku dhe Guinea Ekuatoriale.
Për shkak të stilit të tij të lojës, ai është krahasuar me Lionel Messin në La Masia.
Lamine Yamal has been called up with Barcelona first team to face Atlético de Madrid. He’s 15 — born in July 2007 🔵🔴⭐️ #FCB
Barcelona are already in contact with Jorge Mendes to prepare professional contract for Yamal, considered one of the biggest gems of La Masia. pic.twitter.com/gksvVRuLgi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 22, 2023
Driblimi i tij është ndoshta atributi i tij më i mrekullueshëm, megjithëse ai është gjithashtu vdekjeprurës para portës. Ai është në gjendje të luajë në krahun e djathtë ose si sulmues qendror, si dhe pas sulmuesit. /Telegrafi/