Telegrafi

Shkodran Mustafi e konsideron kalimin te Schalke

Shkodran Mustafi duket se do të tentojë të largohet nga Arsenali në këtë ditë të fundit të afatit kalimtar.

Mbrojtësi shqiptar nuk është i lumtur te The Gunners dhe me hapësirën që ka, andaj po shikon një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton ESPN, Mustafi është duke e konsideruar kalimin te Schalke, pasi këta të fundit duan ta kthejnë lojtarin në Bundesliga.

Klubi nga liga gjermane po vuan për rezultate të mira në këtë edicion dhe në këtë afat po tenton të përforcohet në mënyrë që të mos e rrezikojë rënien nga liga.

Schalke beson se me transferimin e Mustafit do të zgjidheshin problemet e tyre në mbrojtje.

Skuadra gjermane është aktualisht në vendin e fundit në ligë me vetëm tetë pikë pas 19 xhirosh të zhvilluara. /Telegrafi/