Site icon Telegrafi

Shkëndija zyrtarizon Ilir Avdyli

Shkëndija ka zyrtarizuar angazhimin e portierit, Ilir Avdyli.

27 vjeçari vjen për të rritur konkurrencën në portë, ndërsa është regjistruar me kohë për ndeshjen në eliminatoret e Liga Evropës.

Ilir Avdyli zyrtarisht është portier i ri i Shkëndijës.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, gardiani kosovar ka hedhur firmën e tij në marrëveshjen me “kuqezinjtë”, ku vjen për të rritur konkurrencën mes shtyllave.

Ai është shprehur i kënaqur që bëhet pjesë e Shkëndijës, duke premtuar se do të japë më të mirën në shërbim të klubit.

“Së pari kisha falënderuar stafin teknik që pati besim dhe më ofroi te njëri prej klubet më të mëdha shqiptar. Unë premtoj maksimumin. Shkëndija është ekip mjaft i fortë dhe do të jap më të mirën për arritjen e objektivave të kësaj sezone“, u shpreh Avdyli pas prezantimit si portier i ri i Shkëndijës.

27 vjeçari vjen nga radhët e Llapit të Kosovës, në të kaluarën ka qenë pjesë e Ferizajt, Drenicës dhe KEK-ut në Kosovë, ndërsa një sezon ka qenë pjesë e Tiranës në Shqipëri. (kfshkendija.com)

 

 

Exit mobile version