Site icon Telegrafi

Shkëndija fiton derbin ndaj Vardarit, Gostivari tronditi kampionin

Rikthimi i kampionatit të Ligës së Parë në futboll në Maqedoninë e Veriut pas një pauze të gjatë u shënua me përballje të forta dhe duele të drejtpërdrejta në garën për titull dhe mbijetesë. Java e 19-të në dhuroi duele emocionuese, njofton Telegrafi.

Shkëndija triumfon në derbin e madh ndaj Vardarit

Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Shkup, Shkëndija arriti të triumfojë me rezultat 1:2 kundër Vardarit. Kuqezinjtë nga Tetova morën tri pikë të mëdha.

Ndeshjen e zhbllokoi Shkëndija në minutën e 54-t me gol të kapitenit Besart Ibraimi. Vardari barazoi në minutën e 66-të përmes një penalltie të realizuar nga Zakariq, por përforcimi më i ri i Shkëndijës, Fabrice Tamba që erdhi nga Shkupi, vulosi fitoren e Shkëndijës në minutën e 76-të, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të vlefshme në luftën për titull, njëkohësisht duke u shkëputur tetovarët të parët në tabelë.

Gostivari trondit Strugën me një gol në sekondat e fundit

Befasia e javës erdhi nga Gostivari, që arriti të mposhtë kampionin aktual, Struga Trim & Lum, me rezultat minimal 1:0. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga pika e bardhë në minutën e 90+5, duke bërë që skuadra e trajnerit Ernest Gjoka të dalë me duar bosh nga ky duel i fortë. Golin e shënoi Potuk

Shkupi fiton derbin e kryeqytetit ndaj Rabotniçkit

Në një tjetër përballje interesante, Shkupi tregoi forcë duke mposhtur Rabotniçkin me rezultat 2:0. Avornio dhe Imeri ishin protagonistët e fitores së bardhekaltërve, të cilët me këtë sukses marrin frymë më lehtë në misionin e tyre për mbijetesë.

Voska Sport befasoi Besën

Një tjetër rezultat befasues u regjistrua në Ohër, ku Voska Sport triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Besës së Dobërdollit. Një fitore e rëndësishme për Voska Sportin, që deri tani ishte konsideruar si një nga skuadrat më të rrezikuara për rënie. Autor ytë golave ishin Marko Zulj dhe Clinton Osei.

Pa fitues në duelin mes Pelisterit dhe AP Brerës

Ndërkohë, Pelisteri dhe AP Brera ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola (0:0).

Java e parë e pjesës së dytë të kampionatit tregoi se gara për titullin dhe mbijetesën do të jetë jashtëzakonisht e fortë deri në fund.

Rezultatet: Vardari – Shkëndija 1:2, Gostivari – Struga 1:0, Shkupi – Rabotniçki 2:0, Voska Sport – Besa 2:0, Pelisteri – AP Brera 0:0 dhe Sileksi – Tikveshi 1:1.

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version