Site icon Telegrafi

Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj

Një suplement bimor i lirë që përdoruesit e TikTok pretendojnë se është një ilaç ‘natyror’ për ADHD dhe ankthin, mund të rrisë kujtesën dhe përqendrimin, sugjerojnë rezultatet befasuese.

Sudiuesit indianë zbuluan se bari bacopa – i cili shitet për 6.5 dollarë – mund të ketë fuqi për të nxitur funksionimin më të mirë të trurit.

Rezultatet treguan se ata që merrnin barin, performuan më mirë se të tjerët në testet që matën kujtesën, përqendrimin, vigjilencën, arsyetimin dhe fleksibilitetin mendor.

Krahasuar me një grup placebo që iu dha një pilulë sheqeri, 40 përdoruesit e bacopa panë gjithashtu një reduktim të hormoneve të lidhura me stresin dhe ankthin, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

@robertwblove Replying to @inthepresent27 This Supplement Improves Memory and ADHD. #bacopa #adhd #memory #alzheimers #robertwblove ♬ original sound – Robert Love

Autorët, të cilët prezantuan gjetjet e tyre në revistën Gavin Publishers, vunë në dukje gjithashtu se bacopa kishte nivele më të larta të një proteine ​​të lidhur me prodhimin e qelizave të reja të trurit.

Ndërsa përfitimet e saj thuhet se qëndrojnë në substancën brenda bimës të quajtur bacoside, të cilat kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Bëhet e ditur se substanca ka qenë prej kohësh e popullarizuar në mesin e përdoruesve të TikTok, të cilët kanë shpërndarë video duke pretenduar se mund të ketë përfitime edhe për përmirësimin e kujtesës për ata me sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme.

@ninaghoulinaBACOPA 🖤🫶🏼♬ original sound – 🦇 NINA POOL 🦇

Ekspertët e pavarur, megjithatë, janë të kujdesshëm në lidhje me gjetjet e reja dhe thonë se marrja e suplementit përfshin rreziqe.

Duke shkruar për The Conversation, Profesor James Goodwin nga Universiteti Loughborough, tha se bacopa mund t’i bëjë disa ilaçe më pak efektive.

“Ai pengon një kimikat të rëndësishëm të trurit të quajtur acetilkolinë dhe për këtë arsye mund të kundërshtojë ilaçet”, shkroi ai.

Për më tepër, një efekt anësor i njohur i zakonshëm i bacopa janë problemet e tretjes si përzierje dhe dhimbje barku.

Ndryshe, edhe pse ka gjetje premtuese, ekspertët thonë se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfitimet shëndetësore të bacopa. /Telegrafi/

Exit mobile version