Telegrafi

Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

“Shkenca e të Dhënave është kombinim i statistikës, programimit dhe të bërit biznes”, thotë Hana Hoxha, një nga specialistet me të mira të të dhënave në vend.

Hana Hoxha është e çertifikuar në Massachusetts Institute of Technology (MIT) në Shkencën e te Dhënave. Po ashtu është alumna e CITY College, University of York Europe Campus.

Ajo ka mbi 15 vite përvojë punë me të dhëna, në vlerësime te projekte të ndryshme ekonomike, ku edhe ka krijuar dhe menaxhuar Data Unitin në kompani të Telekomit- IPKO në Kosovë shumë kohë më parë.

Hana tregon se si fusha e të dhënave ka kapluar të gjitha industritë dhe sot është shndërruar në një nga profesionet më të kërkuar të momentit, megjithëse ka nevojë akoma shumë punë për tu bërë lidhur me ngritjen e vetëdijësimit në vendimmarrje dhe lidership të bazuar në të dhëna.

Shkenca e të dhënave s’ka të bëjë vetëm me këto programe, por duhet të keni aftësi për të dalluar dhe transformuar të dhënat e papërpunuara në ato të vlefshme.

Për ta studiuar këtë fushë, ofrohen edhe programe akademike Bachelor dhe Master kredibile në rajon.

CITY College, Universiteti i Yorkut – Kampusi Europian ofron programet Master në Analitikë Biznesi dhe Shkenca Vendimi; dhe Master në Inteligjencën Artificiale dhe Shkencën e të Dhënave.