Barcelona ka fituar me shumë mund ndaj Slavia Pragës në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-2.
Golin e vetëm në këtë takim për skuadrën çeke e realizoi Jan Boril (50’), ndërsa për katalunasit shënoi fillimisht Lionel Messi (3’) dhe Peter Olayinka (57’) që realizoi auto-gol.
Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën 7.05, ndërsa Slavia Praga u vlerësua me 6.65.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Lionel Messi shkaku i golit të shënuar, gjersa mori notën 9.8.
Në anën tjetër, mesfushori i vendasve, Jaroslav Zeleny, dështoi në këtë takim dhe mori vlerësimin 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:
/Telegrafi/