Site icon Telegrafi

Shkëlqejnë yjet e Kosovës – Kryeziu shënon dy supergola e Kololli një ndaj Xamaxit

Dyshja e Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli kanë shkëlqyer në ndeshjen e së shtunës pasdite.

Zurichu ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm 3-3 në udhëtimin e tyre te Xamaxi në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Superligën e Zvicrës.

Në këtë ndeshje shenj lanë dyshja e Kosovës, Kryeziu e Kololli, që shënuan të tri golat e ekipit mysafirë.

Goli i parë nga lojtarët e Kosovës u shënua nga mesfushori Kryeziu, i cili shënoi një të bukur nga distanca në minutën e 61-të për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

https://twitter.com/ShpendThaci96/status/1066411821337317376

Pas vetëm tre minutave lojë, Kryeziu arriti të shënojë edhe një gol tjetër të bukur me gjysmë vole duke barazuar rezultatin në 2-2.

https://twitter.com/ShpendThaci96/status/1066412390365966336

Pas Kryeziut, radha i erdhi edhe bashkëlojtarit të tij te Kosova, Kolollit, i cili shënoi nga pika e bardhë për barazimin 3-3 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

https://twitter.com/ShpendThaci96/status/1066415501629419520

Këto gola nga Kryeziu e Kololli treguan edhe një herë që futbollistët e Kosovës po kalojnë nëpër formë të mirë, si në skuadrën e tyre ashtu edhe në ekipin përfaqësues.

Për Kolollin ky ishte goli i gjashtë këtë sezon në Superligën e Zvicrës, ndërsa për Kryeziun dy golat e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version