Një person ka shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës pasi ka ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëshorten përmes rrjeteve sociale në Skenderaj.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 18.11.2022, në Skenderaj.
Tutje në raport thuhet se ish bashkëshorti nuk e kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata si dhe i njëjti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur në vazhdimësi viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij).
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata si dhe i njëjti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur në vazhdimësi viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/