Zyrtarët e një shkolle të mesme në Guizhou të Kinës, kanë urdhëruar që të gjithë telefonat e konfiskuar nga nxënësit, të shkatërrohen publikisht.
Filmimi i postuar më poshtë, tregon se si një mësimdhënës godet me mjet të fortë dhe i thyen të gjitha pajisjet, që nxënësit i kishin përdorur gjatë orëve mësimore, transmeton Telegrafi.
Mësohet që shumica prej tyre, i janë marrë sepse shfrytëzoheshin gjatë testimeve në lëndë të ndryshme.
Në anën tjetër, askush nuk është ankuar për këtë vendim të pazakontë, ndërsa është mbështetur plotësisht nga prindërit. /Telegrafi/
https://youtu.be/mbXcfT5cdRI