Me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot pasdite në vazhdimin e seancës së gjashtë shkarkuan prokurorin shtetëror, Marko Zvrlevski.
Në votim nuk morën pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së, pasi vlerësuan se shkarkimi i tij është në kundërshtim me ligjin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski para se të votohej shkarkimi i tij, deklaroi se shkarkimi i kryeprokurorit është i paligjshëm duke cituar edhe përgjigjen e Komisioni për Antikorrupsion.
Pas fjalimt Dimovski së bashku me deputetët tjerë të OBRM-PDUKM-së liruan sallën e Kuvendit dhe i lanë mundësinë pozitës për të kryer votimin në mënyrë të rregullt.
Deri në shkarkimin e Zvrlevskit në Kuvend u zhvillua debat i gjatë mes deputetëve të opozitës dhe pozitës./Telegrafi/