Site icon Telegrafi

Shkarkohet Bordi Mbikëqyrës i kombinatit Trepça

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta shkarkoj Bordin Mbikëqyrës të ndërmarrjes Trepça.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se bordi aktual është jo funksional.

“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovë më 2 shkurt 2022, ku me 20 shtator kanë dhënë dorëheqje dy nga anëtarët ndërsa kanë mbetur tre anëtarë, pra aktualisht Bordi është jo funksional”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se ky Bord Mbikëqyrës ka shkelur detyrat.

“Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka konstatuar që Bordi ka shkelur detyrat dhe i ka propozuar Qeverisë së Kosovës si aksionare shkarkimin e këtij Bordi Mbikëqyrës. Andaj, propozoj shkarkimin e bordit ekzistues dhe emërimin e një bordi të përkohshëm, deri në zgjedhjen e një bordi të ri. Ky bord, mandatin nuk mund ta ketë më të gjatë se gjashtë muaj”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version