Site icon Telegrafi

Shkaku i Simeones, Atletico Madridi pritet ta shesë Felixin te Chelsea

Chelsea është e gatshme ta blejë Joao Felix nga Atletico Madridi në afatin kalimtar të verës, raporton Cadena SER.

Blutë janë të kënaqur me paraqitjet e tij që nga mbërritja në Londër, dhe pronari Todd Boehly është i gatshëm ta bëjë marrëveshjen të përhershme. Shifra që diskutohet për nënshkrimin e tij është rreth 80 milionë euro.

Për Felix dhe Atletico Madrid, marrëveshja varet nga një faktor domethënës – Diego Simeone. Pas komenteve të portugezit për trajneri argjentinas në javët e fundit, është bërë edhe më e qartë se të dy nuk shkojnë mirë.

Lexo po ashtu Joao Felix nuk beson që Diego Simeone largohet nga Atletico Madridi

Nëse Simeone largohet nga Los Colchoneros në verë, atëherë Felix synon të kthehet në Atletico. Nëse strategu qëndron, atëherë sulmuesi do të kërkojë largimin.

Dyshja nuk do të tentojnë ta bëjnë situatën të funksionojë përsëri, dhe nga ana e tij, Felix është i kënaqur në Ligën Premier dhe e do qëndrimin në Chelsea.

Nëse problemet e shumta të Atletico Madrid kohët e fundit mund të përmblidhen në një çështje kyçe, kjo mund të jetë ajo. Dy investimet më të mëdha të klubit janë diametralisht të kundërta dhe nuk mund të bashkëjetojnë më. Do të thotë se çfarëdo që të ndodhë, Atletico po përballet me një verë të rëndësishme e cila mund të përcaktojë drejtimin e klubit në sezonet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version