Site icon Telegrafi

Shikoni shoferët e Milwaukee duke fluturuar mbi një “gungë” gjigante për ndalim të shpejtësisë

Një banor i Milwaukee i quajtur Marcus Powell ka bërë që rruga e tij të bëhet virale pasi postoi video të shoferëve që fluturonin mbi një gungë shpejtësie pranë shtëpisë së tij.

Në video shfaqen automjete të të gjitha llojeve që “lansohen” në ajër pasi kanë arritur gungën e trafikut, duke vozitur shumë shpejt.

Në një video të TikTok, Powell tregon një numër të madh automjetesh që godasin gungën, e cila është e rrethuar nga dy shenja që paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve për ekzistencën e saj, si dhe një shenjë e rekomanduar e kufirit të shpejtësisë, që tregon një shpejtësi të sigurt prej 24km/h (15mph), shkruan Car Scoops, transmeton Telegrafi.

@peezyante cars vs giant speed bump ?? let me know if yall want a part 2 ? #fyp #4u #viral #peezyante #cars #speedbump ♬ original sound – Peezyante

“Të paktën 30–40 makina vijnë këtu çdo ditë”, tha Powell për Fox6. “Rreth gjysma e atyre që kalojnë fluturojnë mbi atë gungë. Është diçka “e egër”, por jam mësuar disi me të. E shoh çdo ditë.”

Videoja e Powell hapet me një Dodge Challenger që e “gërvisht” pjesën e poshtme në rrugë pasi që e “goditi” gungën me një shpejtësi marramendëse, dhe pas saj “u ngrit në ajër”.

Në video gjithashtu shfaqen një gamë e gjerë automjetesh të tjera, nga veturat Kia, tek kamionët e postës, kamionët e dërgesave dhe madje edhe një makinë policie që godet gungën me një shpejtësi të madhe.

Përveç veturave, drejtuesit e të cilave duket se thjesht janë të befasuar nga rritja e shpejtësisë gjatë vozitjes shumë të shpejtë, një numër i shoferëve të paraqitur në video përfshihen në sjellje të rrezikshme në rrugë.

Videoja tutje përfshin një makinë që lëviz në barin ngjitur me gungën, një motoçikletë që duket se e përdor gungën si një rampë, madje edhe disa automjete që shkojnë në rrugën e gabuar në rrugën e cila është njëkahëshe. /Telegrafi/

Exit mobile version