Vetëm ata që kanë provuar të nxjerrin një gozhdë të ngulur në mur, e dinë si dhëmbin majat e gishtave duke tërhequr mjetin e fortë.
Por me fuqinë që ka kjo bletë e vogël, arrin që të lëvizë dhe të nxjerrë nga vendi këtë mjet që përdoret shumë në ndërtimtari, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, insekti e ka shtyrë pjesën e sipërme të metalit të fortë, pastaj e ka tërhequr dhe e ka larguar nga muri.
Ekspertët e insekteve mendojnë se bleta e ka kryer këtë veprim, në përpjekje që të gjejë vend për strehim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uFnv0VcSmGk