Genoa ka regjistruar fitore minimale (0-1) në udhëtim te Sassuolo.
Njeriu i ndeshjes ishte futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, i cili realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.
Mesfushori që përfaqëson Zvicrën shënoi në fund të pjesës së parë (42’) duke shfrytëzuar një top të kthyer pas përplasjes në shtyllë.
Genoa është në vend të dhjetë në tabelë, me 40 pikë të arkëtuara, dy më pak se Lazio që gjendet një pozitë më lartë. /Telegrafi/
Xhemajli i siguron fitoren Genoas ndaj Sassuolos.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 9 April 2016