Site icon Telegrafi

Shija e kafesë varet nga lloji i xhezves: Këtu janë ato më të lirat dhe ato që japin pije me cilësinë më të lartë

Askush nuk jua ka thënë këtë!

Kafja turke në shtëpi – siç e quajmë gjithnjë e më shpesh, është pije jona e preferuar.

Edhe pse përgatitja duket e thjeshtë, ka truke që bëjnë një ndryshim të madh në shije.

Si përgatitet kafja në shtëpi?

Procedura e zakonshme është të derdhni ujë në një xhezve, të shtoni sheqer sipas dëshirës dhe të ngrohni derisa të vlojë.

Sidoqoftë, njohësit e kafesë thonë se vetë shija dhe cilësia e pijeve varet nga xhezvja, transmeton Telegrafi.

Ja se çfarë duhet të dini kur blini një xhezve kafeje …

 

Nga zmalti

Këto janë modele solide me çmime të lira. Ato mund të lahen mirë dhe zgjasin shumë. Por ka edhe një minus – xhezvja nxehet në mënyrë të pabarabartë, gjë që mund të prishë shijen e kafesë.

 

Nga qeramika

Ato janë mjaft të shtrenjta, por edhe të brishta. Mirëpo, kafeja që përgatitet në to ka shije të mrekullueshme, pasi xhezvet nxehen në mënyrë të barabartë dhe e mbajnë temperaturën për një kohë të gjatë, duke mos lejuar që pija të ftohet para kohe.

Prej alumini

Të lehta, të lira dhe nxehen mirë. Sidoqoftë, disa pretendojnë se në temperatura të larta, në kontakt me lëngun, lirohen substanca të dëmshme.

Prej bakri

Nëse pjesa e brendshme e xhezves nuk është e mbuluar me një shtresë kallaji, mbinxehja mund të çojë në çlirimin e substancave të dëmshme.

Këshillë plus!

Kur blini një xhezve, zgjidhni një me një bazë të gjerë dhe një “qafë” të ngushtë. Në një xhezve të tillë do të formohet një mbulesë e shkumëzuar, e cila ruan aromën e kafesë.

/Telegrafi/

Exit mobile version