Sezoni i parë i Achraf Hakimit në Borussia Dortmund ishte i mirë, por i dyti po dëshmon të jetë dy herë më i mirë se i pari.
Mbrojtësi i djathtë maroken ka shkëlqyer nën drejtimin e Lucien Favre, në sistemin 3-4-3 ky ai është i vendosur në të djathtë.
Achraf u largua nga Real Madridi në vitin 2018, në kërkim të minutave pasi Dani Carvajal, ishte dhe mbetet zgjedhja kryesore e Zinedine Zidanes.
21-vjeçar ka statistika të jashtëzakonshme këtë vit, ku po krahasohet me emra si Maicon, Dani Alves, Marcelo, Jordi Alba, Joshua Kimmich, Trent Alexander-Arnold, Philipp Lahm dhe Carvajal.
Sipas Opta Sports, Achraf tashmë ka tejkaluar shumë emra në pozicionin e tij, duke kontribuar në 19 gola (nëntë gola dhe 10 asistime) në gara si Liga e Kampionëve dhe Bundesliga.
Ai i ka barazuar shifrat e kontributit në 19 gola që Maicon e kishte në Inter në edicionin 2009/10.
Dani Alves është lojtari i vetëm që ka një rekord më mbresëlënës se ai, pasi ai ka kontribuar në 22 gola (katër gola dhe 18 asistime) për Barcelonën në sezonin 2009/10.
Achraf është në gjendje të thyejë potencialisht rekordin e brazilianit, me pesë ndeshje të mbetura në Bundesligë.
Ai tashmë i ka vendosur pas vetës disa nga më të mirët në pozicionin e tij si: Kimmich 18 (2017/18), Jordi Alba 16 (2018/19), Alexander- Arnold 16 (2018/19), Lahm 15 (2012/13), Marcelo 14 (2016/17) dhe Carvajal 10 (2016/17).
/Telegrafi/