Telegrafi

Shi dhe stuhi në Bilisht, përmbyten rrugët

Reshje të shumta shiu shoqëruar me stuhi dhe breshër në qytetin e Bilishtit.

Reshjet kanë qenë aq të dendura sa kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugët e këtij qyteti për shkak të mbushjes së pusetave të ujërave të përdorura, raporton A2 CNN.

Reshjet janë shoqëruar me breshër në qytet por edhe fshatrat e kësaj bashkie, ku rrezikohet të ketë dëme kryesisht në mollë.