Site icon Telegrafi

Shfuqizohet paraburgimi për biznesmenin Sead Koçan

Shfuqizohet paraburgimi për pronarin e kompanisë “Transmet”, Sead Koçan, mëson Alsat M nga burime të sigurta. Sipas informacioneve një vendim i tillë është marrë gjatë ditës së djeshme. Me këtë, anulohet urdhër arresti vendor dhe ai ndërkombëtar që policia e lëshoi për Koçanin, pothuajse 2 muaj më parë, pas arratisjes së biznesmenit.

Sipas këtij vendimi, pritet që i dyshuari në rastin “Trust” të kthehet lirshëm në Maqedoni. Nga Gjykata Penale thanë se gjykata nuk ka asnjë vendim për të publikuar dhe thanë se për rastin Koçan duhet të pyetet kryetari i Gjykatës. Ky zhvillim i ngjarjeve vjen pasi vetëm dy ditë më parë, Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale ngriu pronën dhe 3 llogaritë e pronarit të kompanisë “Transmet”. Avokati i të dyshuarit, Nikolla Dodevski, sot refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth llogarive të bllokuara të Koçanit.

Hetimi për rastin “Trust” i PSP-së bazohet në dy biseda të papublikuara dhe një bisedë të publikuar për biznes- marrëveshje në ELEM, të cilat publiku ka pasur mundësinë t’i dëgjojë.

Biznesmeni Koçan dyshohet se me dokumentacion të falsifikuar së bashku me “Sileks nemetali” dhe “Vato” kanë marrë tender shtetëror me vlerë prej 17 milionë eurove.

Exit mobile version