Site icon Telegrafi

Shfaqja që kushtoi mbi 45 mijë euro, me tri repriza për një vit

Vetëm tri repriza me gjithsej 202 shikues i ka pasur gjatë një viti shfaqja “Njeriu që mungonte” e Teatrit Kombëtar të Kosovës, realizimi i së cilës ka kushtuar mbi 45 mijë euro.

Shfaqja nën regji të Isa Qosjes u dha premierë më 15 shkurt të vitit 2018 dhe gjatë një viti kalendarik – duke llogaritur premierën – nuk është shfaqur hiç më shumë se katër herë.

Mungesa e interesimit dhe gjendja shëndetësore e njërit prej aktorëve të kastës përmenden si arsye për mospërsëritjen e saj në repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga menaxhmenti i këtij institucioni. /Koha Ditore/

 

Exit mobile version