Aktorja Nicole Kidman kishte një të ftuar speciale me të, teksa mori pjesë në një ceremoni së fundmi
Aktorja 57-vjeçare, e preferuara e shumë fansave, ka pozuar në tapetin e kuq dhe më pas ka takuar vajzën e saj Faith. Faith është vetëm 13 vjeçe dhe i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme nënës së saj.
Të dyja rrallëherë shihen së bashku në ndonjë festë, aheng apo ceremoni, dhe shumë fansa e kujtojnë Faith-in kur ajo ishte shumë e vogël.
Në një foto, Kidman buzëqeshi për kamerën teksa hidhte krahun rreth vajzës së saj, e cila kishte veshur një xhaketë bardh e zi dhe një fund të ngjashëm. Të dyja kanë pozuar edhe për foto duke treguar afërsinë e tyre, transmeton Telegrafi.
— Page Six (@PageSix) December 5, 2024
Nicole Kidman i ka vajzat e saj Faith dhe Sunday Rose (16) me bashkëshortin e saj Kit Urban. Ajo është gjithashtu nënë e vajzës Bela (31) dhe djalit Konor (29), të cilët i ka me ish-bashkëshortin Tom Cruise.
Në tetor, Sunday Rose bëri shfaqjen e saj të parë Miu Miu Pranverë/Verë 2025 gjatë Javës së Modës në Paris.
Pas shfaqjes, intervista e adoleshentes me Vogue u bë virale kur shikuesit u befasuan nga theksi i saj, i cili kishte një nuancë të lehtë jugore dhe australiane. /Telegrafi/