Site icon Telegrafi

Shfaqen pamje të reja që dëshmojnë pse Trossard nuk duhet të ishte ndëshkuar me karton të kuq

Pamje të reja janë shfaqur për kartonin e kuq që Leandro Trossard mori në sfidën ndaj Manchester Cityt ku dëshmohet se gjyqtari ka marrë një ‘vendim të gabuar’.

Trossard e mori kartonin e dytë të verdhë nga Michael Oliver për shkak se e vonoi nisjen e lojës në derbin që u zhvillua në ‘Etihad’ mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Sulmuesi i Arsenalit i cili tashmë ishte ndëshkuar paraprakisht, shkaktoi ndërhyrje të palejueshme tek Bernardo Silva para se ta godiste topin.

Oliver shpejtë e mori vendimin e tij për ta përjashtuar nga loja reprezentuesin belg, duke i lënë ‘Topçinjtë’ me 10 lojtarë në fushë.

Sidoqoftë, pamjet e reja që janë shfaqur kanë hedhur dritë në përjashtimin e Trossard duke treguar ngjarjen nga një këndvështrim tjetër.

Kur Trossard po bëhej gati që ta godiste topin, gjyqtari shihet duke sinjalizuar për gjuajtje të lirë që do të thotë se përjashtimi i Trossard ishte një vendim i ashpër.

Arsenali ishte duke udhëhequr me rezultat 2-1 gjatë kohës kur Trossard mori të kuqin falë golave të shënuar nga Riccardo Calafiori dhe Gabriel Magalhaes.

Të besuarit e Mikel Artetës treguan një paraqitje të mirë në fazën defanzive në pjesën e dytë, megjithatë, nuk ia dolën që të mbahen deri në fund pasi John Stones shënoi në sekondat e fundit për të barazuar rezultatin.

Pas përfundimit të ndeshjes, Arteta u shpreh i lumtur me angazhimin e lojtarëve të tij teksa nuk pranoi që të jap koment për ndarjen e drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version