Botswana është shtëpi e pothuajse gjysmës së elefantëve të mbetur të savanës, pra numri më i madh i tyre jeton në deltën e lumit Okavango
Në videon e re 360 shkallësh shëtisni nëpër shkretëtirë dhe afrojuni këtyre qenieve interesante.
Ky xhirim ju mundëson që të shëtisni pranë tyre, që t’i shikoni drejt në sy apo t’i vëzhgoni duke ndenjur ulur në hijen e një peme baobab të vjetër 2.000 vjet, transmeton Telegrafi.
Takimi me elefantët është episodi i dytë i serisë Përvoja Okavango në 360 gradë, e cila është pjesë e projektit më të madh të shoqërisë National Geographic – Delta Okavango.
Në kuadër të këtij projekti ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve, ciceronëve dhe personelit ndihmës, në krye me biologun Dr. Steve Boyes.
Steve po hulumton dhe po e mat derdhjen e lumit Okavango, i cili zgjatet nga Angola Jugore, nëpërmjet brezit të ngushtë të Namibisë deri te delta në Botswanën Veriore.
/Telegrafi/