Telegrafi

Shet dhjetë mijë mushkonja në internet

‘Jam mbyllur në dhomë dhe kam menduar për planin promovues të kompanisë sime, kur më ka rënë ndërmend të shes mushkonja të mbytura dhe me këtë të fitoj publicitet”, ka thënë ai.

Ai i ka ofruar mushkonjat në shitje me përshkrimin se janë mbytur nga dora e njeriut, dhe se mund të përdoren për qëllime shkencore, si dekorim apo pjesë e ndonjë koleksioni. Një mushkonjë e ka vlerësuar 45 peni.

Qëkur e ka vendosur ofertën në internet, në faqe i ka shënuar 250 mijë hyrje, prej të cilëve 10 mijë kanë rezultuar me blerje. Përveç këtij transaksioni, këtij kinezi të mençur mushkonjat e ngordhura i janë paguar shumëfish. Ka marrë edhe disa oferta nga kompanitë të cilat dëshirojnë të reklamojnë në faqen e tij, si dhe dy oferta për punësim, një nga prodhuesi australian i verërave, derisa tjetrën nga kompania nga Shangaji e cila merret me komunikacione.

I ka refuzuar të gjitha, sepse siç ka pohuar, dëshiron të zhvillojë biznesin e vet personal.