Një sherr mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 20:00.
Autori, një 34-vjeçar me iniciale J.K., goditi me mjet prerës 28-vjeçarin L.Sh. Gjithçka ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sa i përket autorit ai është vënë në pranga.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaron në fund policia./Tv Klan