“Plagët e trëndafilit” janë problem i zakonshëm oral. Ndryshe të njohura edhe si ulcerat aftoze, ato shkaktojnë edhe dhimbje.
Shfaqen kudo brenda gojës, por zakonisht në buzë, faqe dhe poshtë gjuhës. Atyre iu duhen pak ditë para se të arrijnë majën sa i përket aspektit të dhimbjes dhe acarimit. Me fjalë të tjera, ju nuk filloni ta ndjeni dhimbjen menjëherë, por pas një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ekziston një truk i thjesht që mund ta përdorni për ta hequr qafe këtë dukuri. Më e mira e kësaj është se nuk keni nevojë për ilaçe!
Thjesht përzieni një lugë gjelle kripë në një gotë me ujë, pastrojeni gojën me të dhe mbajeni ashtu për disa minuta para se ta nxirrni jashtë.
Gjëja tjetër që duhet ta bëni është të ngrohni pak ujë, preferohet para se të shkoni të flini, shtrydhni në të një limon dhe pini atë.
Do të mahniteni të nesërmen në mëngjes kur e shihni se më nuk i keni këto ulcera! /Telegrafi/