Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, zyra e UN Women në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shfaqin dokumentarin “Prokurorët”, pasuar nga një diskutim me regjisoren e dokumentarit dhe njëkohësisht fituesen e çmimit “Emmy”, Leslie Thomas.
Shfaqja e dokumentarit do të hapet në orën 17:00 me fjalime hyrëse nga Vlora Nushi, Drejtoreshë e Zyrës së UN Women, me foles kryesor: Philip S. Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, Ruairi O’Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe dhe Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë.
Po ashtu, Jasmin Mesiç, prokuror i dhunës seksuale në konflikt nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Prokurorët” është dokumentar që tregon historinë e tre juristëve të përkushtuar që dhuna seksuale në konflikt të mos mbetet e pandëshkuar.
Filmi u konceptua nga besimi se ligji është për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krime të paimagjinueshme gjatë konfliktit – qoftë dje apo njëzet vite më parë.
Ky dokumentar mbështet fushatën për t’i dhënë fund mosndëshkimit të autorëve të dhunës seksuale në konflikt, si abuzim i të drejtave të njeriut që për shekuj me radhë ka prekur njerëzit e të gjitha gjinive.