Site icon Telegrafi

Shënohet 100 vjetori i rezistencës së Azem dhe Shotë Galicës, Idrizi dhe Nura bëjnë homazhe tek varrezat e tyre

Pamje nga homazhet e bëra tek varri i Azem dhe Shotë Galicës

Sot është shënuar 100 vjetori i rezistencës në Arbërinë e Vogël, të udhëhequr nga Azem dhe Shotë Galica.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në nder të kësaj dite bëri homazhe tek varri i heroit Azem Galica në Galicë dhe të bashkëluftëtarët e tij në Lubovec.

E i pranishëm në këto homazhe shihet të jetë dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shkruan Telegrafi.

Pas homazheve është organizuar një akademi përkujtimore në pjesëmarrje të shumë qytetarëve, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, figurave publike, familjarë të Azem Galicës, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e të tjerë.

“Gjithashtu, u ndanë dekorata për fshatrat e Arbërisë së Vogël, Galicë, Lubovec e Mikushnicë, për Radishevën (vendlindja e Shotë Galicës) dhe Selac (dajtë e Azem Galicës)”, ka thënë Idrizi.

Ai ka bërë të ditur se sot është bërë dhe hapja e ekspozitës me dokumente e fotografi të Azem e Shotë Galicës, të përgatitur nga Prof.Dr Mentor Hasani dhe Dr.Izet Miftari. /Telegrafi/

Exit mobile version