Site icon Telegrafi

Shenjëzohet shtegu i gjatë prej 5.5 km që lidhë Parkun e Gërmisë me Pyllin e Arinjve e Liqenin e Badocit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nga sot, të gjithë ata që e duan natyrën, sportin dhe alpinizmin do të kenë mundësi të vrapojnë e çiklojnë nëpër shtegun që lidhë Parkun e Gërmisë me Pyllin e Arinjve e Liqenin e Badocit.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Parku i Gërmisë është vend ideal për shumë sporte dhe shëtitje në çdo stinë.

Postimi i plotë:

Të gjithë adhuruesit e natyrës, sportit e alpinizmit prej sot do të kenë mundësinë të ecin, vrapojnë e çiklojnë nëpër shtegun që lidhë Parkun e Gërmisë me Pyllin e Arinjëve e Liqenin e Badocit.
Revitalizimi dhe shenjëzimi i shtegut të gjatë prej 5.5 km gjatësi është bërë në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina dhe është financuar nga projekti i ADA/RESI, të cilët i falenderojmë shumë.
Parku i Gërmisë me 1949 hektarë, ka florë e faunë të pasur, ajër të pastër dhe është vend ideal për shumë sporte dhe shëtitje në çdo stinë, në natyrën e bukur që e ka.
#parkugermia #prishtina .
/Telegrafi/

Exit mobile version